Aksidenti në Rradhimë, ndërron jetë në spital 21-vjeçari që ishte pasagjer
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2022, 12:52
Ka ndërruar jetë 21-vjeçari Savjo Dhimojani që mbeti i plagosur paraditen e sotme pas një aksidenti në Rradhimë.
Ai ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga Ari Canaj i cili ndodhet gjithashtu në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë – Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë, ku automjeti tip "Ford" ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni.
Drejtuesi Ari Canaj ditën e djeshme kishte festuar ditëlindjen ndërsa prej 10 ditësh ishte kthyer nga Gjermania.

Ari Canaj, drejtuesi i mjetit
