Gent Sejko drejt mandatit të dytë, Guvernatori i BSH: Në fokus politika monetare e stabiliteti i çmimeve
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko paraqiti në Komisionin e Ekonomisë prioritetet e tij për mandatin e dytë pas dekretimit për këtë funksion nga presidenti ilir meta. Ai deklaroi se prioriteti i parë ka të bëjë me politikën monetare dhe stabilitetin e çmimeve.
Gent Sejko është drejt mandatit të dytë 7-vjeçar si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Një ditë para votimit të kandidaturës së tij në Kuvend ai shpalosi 5 prioritetet e punës gjatë mandatit të dytë.
"Prioriteti i parë ka të bëjë me politikën monetare dhe stabilitetin e çmimeve. Sfida kryesore do të jetë adresimi i presioneve inflacioniste që vijnë nga rritja e çmimeve në tregjet botërore," tha Sejko.
Objektivat e tjera të paraqitura nga Sejko lidhen me nxitjen e formalizimit, mbikëqyrjen dhe rregullimin bankar.
Sejko bëri me dije se në nivelin e inflacionit duhet të jemi alert pasi parashikimi është që edhe për këtë vit të jetë në rritje, ndërsa normalizimi do ndodhë vitin e ardhshëm. Për t’ju përgjigjur kësaj situatë Banka e Shqipërisë do të ndryshojë kahun e politikës monetare.
"Në varësi të shifrës se inflacionit do fillojmë te rrisim normën e interesit. Gjatë këtij viti kahu i politikës monetare do ndryshojë nga lehtësuese në normale," tha ai,
Përveç mazhorancës, duket se edhe deputetët e Partisë Demokratike e mbështesin Sejkon për një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë.
"Unë do ta mbështes kandidaturën e zotit Sejko për një mandat të dytë," tha Spaho.
Sejko u dekretuar nga Presidenti më 14 shkurt për një mandat të dytë në drejtimin e Bankës së Shqipërisë.
