Rama në Komisionin Hetimor: Jam krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin, e them hapur

Në Komisionin Hetimor për incineratorët, kryetarja e Komisionit i përmendi kryeministrit Rama zyrtarët e PS të cilët janë para organit të akuzës. Tabaku përmendi dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili u dënua me 3.4 vite burg më 4 shkurt me akuzën për shpërdorim të detyrës.

Edi Rama tha se është krenar për punën që ka bërë me Tahirin.

Tabaku: Ju kam dëgjuar që jeni ndjerë krenar edhe herë të tjera për ministra që kanë përfunduar në organin e akuzës. Nuk më vjen mirë të përmend rastin e ish-ministrit Tahiri. Keni qenë krenarë por tani janë para organit të akuzës. Shqetësimi është se nuk bëhet fjalë për një individ, por për një sërë procedurash që i kanë hapur rrugë zbatimit të një kontrate abuzive në kontratën tonë. Sa përgjegjësi mbani ju si  kryeministër? Akuzat që janë ngritur grup i strukturuar kriminal mund të jenë vërtet të rënda.

Rama: Çështja e grupit të strukturuar nuk është e rëndë, është kulmi, por do trajtohet në Gjykatë. Tahiri nuk është objekt i Komisionit. Ti e ke shok klase. Tahirin shokun e klasës e sollët ju, është objekt në hetim Saimir Tahiri? Unë nuk thashë pse e solle por më lër të jap përgjigje.

Jo mo jo s’ka nga ata 8 vjet, kush është si tha ai bishti i qenit kap bishtin e qenit. Për krenarinë dhe për Saimir Tahirin ta them hapur prap se s’kam asnjë problem. Jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe në punën që ka bërë Tahiri me mua nuk hyn asgjë për të cilat Tahiri ka hyrë nën akuza. Për çfarë një ministër bën jashtë kuadrit të marrëdhënieve me mua e punës që kemi bashkë, është përgjegjësi individuale që ç'ke me atë punë.