Fier: Ikin nga varfëria. Dikur me 200 sot fshati vetm me 60 familje

Braktisja e fshatit është një fenomen shqetësues në vendin tonë. Fshati Sektor-seman në Fier dikur kishte 200 familje, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 60 prej tyre, ndërsa ikja e të rinjve dhe rrija e çmimeve  ka bërë që banorët të heqin dorë edhe nga bujqësia.

Dikur ka shërbyer si një kamp internimin, ndërsa sot po shkon drejt boshatisjes totale. Ky është fshati Sektor-Seman në Bashkinë e Fierit, i cili shumë vite më parë ka pasur rreth 200 familje, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 60 prej tyre.

“S’ka të rinj. Gjithë ky fshat 3 çuna.”

Në fshatin Sektor-Seman duket sikur koha ka mbetur në vend. Me shtëpi të shktërruara, rrugë të mbetura bosh dhe banorë që largohen çdo ditë.

“Kanë ikur. Të gjithë po ikin”

 Shkak për largimin e banorëve në këtë fshat është bërë mungesa e investimeve.

‘S’kemi doktor.”

Shpopullimi i fshatit ka bërë që dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbeten djerrë, për shkak të gjendjes ekonomike të këtyre familjeve, por nga ana tjetër edhe për çmimet e larta të imputeve bujqësore.

“Kush do të më ndihmojë. Kujt do kërkojë. Çmimet janë shumë të shtrenjta. Njerëzit po ikin. Toka ka mbetur pa punuar”