Rama në komisionin hetimor: I dal për zot revolucionit mjedisor. Për incineratorët u paguan 55 mln euro

Kryeministri Edi Rama thotë se janë paguar 53 milionë euro për dy incineratorët dhe jo 100 mln sa thotë kryetarja e komisionit hetimor Jorida Tabaku. Me gjuhë ironike Rama tha se nuk do tia lërë opozitës matematikën.

“Unë jam këtu për ti dalë për zot “revolucionit mjedisor” dhe për ti thënë gjërat në macro” tha Rama  

Rama thotë se nuk janë 100 milionë euro

 Edi Rama:  “Buxheti i shtetit ka paguar 30.6 mln për Elbasanin dhe 24.7 për Fierin. Bëjnë 55.3 milionë. Dhe këtu mbaron puna për këto investime. Se ku I gjeni ju 430 milionë nuk e di e më pas u bënë 100 milionë”

55.3 janë financim direkt i buxhetit për ato që janë atje pastaj flasim si funksionojnë. Janë fabrika goxha të dukshme. Pjesa tjetër është financim i buxhetit dhe bashkisë por nuk është për kompaninë por shërbim”  

Këto para janë për shërbimin. Nuk janë para që I ka marrë kompania. Nuk janë para që I ka marrë organizata kriminale. Janë para që i jep qeveria mbështetje pa rritur taksat më tutje qytetarëve për shërbimin"

Në një moment me ironi i tha Tabakut se sillet si Ilir Meta.

Pjese nga debati 

Rama: Mund të më jepni një dokument për këtë 430 milion eurot?

Tabaku: Mund të fokusoheni pak këtu. Baza e pagesës është thesari i buxhetit të shtetit.

Rama: Boll me këtë qetësi me qetësi tani se mu bërë si Ilir Meta tani. Futi dhe “dashurinë” tani de je tamam. Ça është kjo punë tani?

Tabaku: Buxheti i shtetit nga 2014, sipas pagesave për Elbasanin dhe Fierit ka bërë atë volum pagesash dhe për Tiranën ka bërë 35 milion euro që ka shkuar si transfertë të pakushtëzuar. Qyteti i Durrësit ka filluar pagesat për koncesionarin e Tiranës. Qyteti i Kavajës ka filluar pagesat për koncesionarin e Tiranës. Disa prej bashkive të Elbasanit kanë filluar pagesat për inceneratorin e Elbasanit.

Ndërhyn Ermonela Felaj

Jorida Tabaku: Ka nevojë të flasë Ermonela?

Rama: Me juve përballë të kem nevojë për Ermonelën? Joo

Jorida Tabaku: Siç thash më sipër nga pagesat bëhen 100 milion euro. Çfarë është ligji për ju zoti Rama?

Edi Rama: Tani më duhet të shpjegoj këto shifrat unë. Jemi dakord deri te 55 milion eurot, Elbasani 30.6 dhe Fieri 24.7 financim i drejtpërdrejtë buxhetit për ndërtim. Por me të gjithë operimin dhe trajtimin e mbetjeve me zero për qytetarët dhe bashkinë. Kjo është formula, zero. Jam në dijeni se i kam parë të gjitha me shumë kujdes. Kur pashë atë 430 thashë këta të grupit të strukturuar kriminal ku i kanë çuar lekët që nuk mi kanë sjellë mua.

Tabaku: Sapo bëri një koment shumë të rëndësishëm kryeministri. Thotë ku i kanë çuar lekët që nuk mi kanë sjellë mua.
Rama: Kjo është në letra.
Tabaku: I kërkoj kolegëve mos ndërhyjnë.
Rama: Ti pse ndërhyn?
Tabaku: Fokusohemi te përgjigjet e radhës. Me qetësi.
Rama: Sa herë të më thuaj qetësi do them dashuri. Kështu që mos thuaj qetësi nëse s'do dashuri nga unë.
Tabaku: Fokusohemi te përgjigjet.
Rama: Mua nuk më del llogaria. Llogaria ime është ndryshe sepse impianti i mbetjeve në Tiranë ndërtohet me 100% paratë e kompanisë investitore. Por çfarë janë këto pagesa? Ato janë pagesa për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave nga inceneratori i Tiranës. Bëhet edhe pa pagesë, por bëhet si në Sharrë dhe Porto Romano, bëhet si në Elbasan, si në Fier ku digjeshin rrugëve plehrat dhe unë e kuptoj që problemi jonë fillon te raporti që kemi me plehrat.

Rama: “Buxheti i shtetit ka paguar 30.6 mln për Elbasanin dhe 24.7 për Fierin. Bëjnë 55.3 milionë. Dhe këtu mbaron puna për këto investime. Se ku I gjeni ju 430 milionë nuk e di e më pas u bënë 100 milionë”

55.3 janë financim direkt i buxhetit për ato që janë atje pastaj flasim si funksionojnë. Janë fabrika goxha të dukshme. Pjesa tjetër është financim i buxhetit dhe bashkisë por nuk është për kompaninë por shërbim”  

Këto para janë për shërbimin. Nuk janë para që i ka marrë kompania. Nuk janë para që i ka marrë organizata kriminale. Janë para që i jep qeveria mbështetje pa rritur taksat më tutje qytetarëve për shërbimin.