Incineratorët/ Rama krahason komision hetimor me "gjyq inkuizicioni", "Big Brother": I qëndroj pikë për pikë atij vendimi qeverie
Në komisionin hetimor për incineratorët ndodhet kryeministri Edi Rama.
Kryeministri e quajti komisionin si gjyq inkuizicioni.
Pa dhënë përgjigje konkrete për pyetjet Rama tha se i qëndronte pikë për pikë vendimeve por se marrja e tyre është proces i makinerisë që nga ministrat, sekretarët e zyrat juridike
Dhe këmbënguli se secili do të mbajë përgjegjësi individuale përpara prokurorisë.
"Pushteti është i keq shumë, pushteti tundon të madh e të vogël. Pse duhet të mbaj unë mend mbledhje qeverie që s'kanë asnjë ngjarje. Për ju mund të jetë një ngjarje e rëndësishme, por unë i qëndroj pikë për pikë atij vendimi qeverie dhe të gjitha atyre që thanë këtu ministrat e qeverisë time. Jo zonjë nuk e mbaj mend" tha Rama.
Pjese nga debati
Tabaku: A është Lefter Koka pronar përfitues duke përfituar 4 mln euro nga kjo aferë?
Rama: Komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e Gjykatës. Në asnjë rast nuk lejohet që anëtarët e Komisionit të fyejnë personat e thirrur në këtë Komision. Këtë e keni bërë në mënyrë shumë të përsëritur dhe është përsëritur akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Këtu kam ardhur si dëshmitar, do t'ju kërkoja të bëni punën tuaj në respekt të ligjit dhe unë të bëj punën sipas ligjit. Dhe do t'ju sugjeroja në këtë Komision mos eksportoni debatin parlamentar. Mendoj që komisioni është shumë i rëndësishëm, unë i kam dhënë mbështetje të plotë, opozita është lënë e lirë të bëjë gjithçka ka dashur dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. Nëse dëshironi të mbetem i tillë deri në fund respektoni ligjin, nëse bëni zgjehdjen që keni bërë në ditë të tjetra unë do t'ju përgjigjem po ashtu.
Tabaku: Është në interesin e këtij komisioni që të zbardhim këtë aferë...
Rama: Po kthehem te pyetja juaj. Unë nuk kam ardhur të zbardh ndonjë aferë. Afera është në opinionin tuaj që e keni shprehur në parlament, e keni shprehur në tv, në rrjetet sociale, pro këtu jeni antëarë të një komisioni që ka thirrutr nëj dëshmitar. Ju bëni pyetjet tuaja dhe oponionet tuaja shprehini në raport, unë nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë.
Tabaku: A është Lefter Koka që ka përfituar 4 mln euro nga kontratat koncensionare një nga pronarët përfitues?
Rama: Është pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë jam kryeministër dhe Lefterin e njoh si ministër i Mjedisit dhe jo si pronar përfitues i ndonjë whatever se nuk e ndoqa deri në fund gjithë trajektoren e opinionit inkuizicional.
Tabaku: A është Alqi Bllako i cili përmes babait të tij, është faktuar në këtë Komsiion ka përfuituar 150 mijë dollarë, një pronar ëprfitues për këtë koncension?
Rama: Shkelët ligjin, ju nuk keni faktuar asgjë në këtë komision. Ju keni krijuar një opinion të cilin mbajeni për vete dhe shkruajeni në raportin përfundimtar. Faktet janë ato që kemi ardhur të ballafaqojmë bazuar në dokumente, jo në opinione.
Tabaku: A është Arben Ahmetaj, mik i afërt me tre përfituesit e incineratorëve një nga pronarët përfitues sipas ligjit që ka miratuar Kuvendi?
Rama: Unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar një audiencë shumë të madhe, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, se kush zgjohet me kë, nuk janë të parashikuara në dispozitat kushtetuese të rolit të kryeministrit. Si kryeministër kjo është jashtë kompetencave të mia që të studioj miqësitë e secilit prej jush. Si dëhmitar mendoj se ju po shkelni sërish ligjin.
Afera është opinion. Kur të mbaroni punë me mua, uluni dhe shkruani në raport opinionin tuaj. Mua s'mund të më thoni përqednrohuni te zbardhja e aferës. Te cila aferë?
Tabaku: Unë nuk po flas për njerëz rruge, po flas për zyrtarë me pushtet. Lideri mban përgjegjësi, nuk thotë që është individuale, përgjigjet për vendimet e qeverisë, për implikimet dhe ndikimin që kanë lidhjet miqësore në vendimmarrjen publike. A jeni në dijeni të faktit se me vendimin për ndërtimin e incineratorëve Shqipëria është në kundërshtim me direktivën e BE për trajtimin e mbetjeve?
Rama: Unë nuk fola për gjëra individuale, ju e keni mendjen për çfarë keni dëgjuar jashtë sallës. BE nuk është kundër.
Tabaku: Në 3 progres raportet e fundit BE është shprehur me shqetësim për çështjet e 3 incinerstorëvesi alternativa më pak e preferuar në menaxhimin e mbejtjeve. A jeni në dijeni?
Rama: Këtu ishit e saktë. Në pyetjen e parë thatë që BE është shprehur kundër, tani thastë që ka thënë vërtete BE. Po çfarë do të thotë nuk është zgjedhja më e preferuar. BE flet për nivelin shumë të ulët të riciklimit, të niveliot shumë të ulët të mbetjeve në burim sepse këto janë preferencat e BE. Ne nuk kemi ndërtuar incinerator, ne kemi ndëruar impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Incinerimi është pjesë e këtij procesi por është komponenti i parafundit.
Tabaku: A jeni në dijeni që ministri dhe agjenci të shtetit shqiptar më 16 dhjetor kanë hapur garën dhe kanë mbyllur garën, kanë deklaruar 17 prcedura të ndryshme, akte, kanë hapur ankesat, kanë mbyllur ankesat në një sistem të ngritur nga qeveria juaj për vendimin e qeverisë të datës 17 dhjetor?
Rama: Që t'ju sqaroj se çfarë bënë kryeministir. Kryeministri zgjidhet për të udhëhequr dhe të udhëheqësh do të thotë çfarë dhe pse. Çfarë do bëjmë dhe pse do ta bëjmë, dhe pastaj si do ta bëjmë këtë gjë ka një makinë të re shtetërore që është aty për të bërë punën e vet. Kjo makineri ka bërë detyrën e vet.
Tabaku: A mbani mend mbledhjen e qeverisë më 17 dhjetor kur ka kaluar vendimi 907 për mbështetjen dhe miratimin për financimin paraprak për kontratën koncensionare të trajtimit të mbetjeve në Elbasan?
Rama: Ju duhet të më bëni pyetje që lidhen me rolin tim si kryeministër. Nëse do hyjmë si debat bashkë unë jam gati t'i përgjigjem dhe atyre pyetjeve të tjera.
Tabaku: Në rolin tuaj si kryeministër është dhe mbledhja e datës 17
Rama: Mos më ndërprit se unë nuk e kam dhe zërin melodioz. Mos interferoni vokalisht me mua. Unë jam këtu për t'i dhënë përgjigje pyetjeve zonja Tabaku jo për të plotësuar nevojat tuaja.
Mbledhja e qeverisë ku merret vendimin është kurorëzimi i një procesi legjislativ të akteve ligjore që fillon nga sektori bazë i cili është në nevojë për aktin në fjalë, në kombinim me sektorë të tjerë, kalon nëpër filtra dhe vjen te unë.
Nga pikëpamja e përgjegjësive individuale përpara ligjit për të cilat organi i hetimit identifikon shkelje është në tagrin e secilit nuk është pjesë e procesit të vendimmjarrjes së qeverisë.
Pushteti është i keq shumë, pushteti tundon të madh e të vogël. Pse duhet të mbaj unë mend mbledhje qeverie që s'kanë asnjë ngjarje. Për ju mund të jetë një ngjarje e rëndësishme, por unë i qëndroj pikë për pikë atij vendimi qeverie dhe të gjitha atyre që thanë këtu ministrat e qeverisë time. Jo zonjë nuk e mbaj mend. Mua mos më cito sipas qejfit.
Unë jam këtu, i gjallë, fatkeqësisht për ju. Unë të thashë që pyetja a e mban mend një mbledhje qeverie nuk bën sens. Mos ofendo inteligjencën time. Nuk jam nervoz fare, kam problem me ofendimin e inteligjencës. E kam shumë problem kur inteligjenca ofendohet në këtë pikë. Mos më cito mua gabim se këtu jeni ju që po bëni propagandë. Unë nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie jo sepse unë dua t'i shmangem, i qëndroj të gjitha vendimeve. Po pse ta mbaj mend? Ajo është mbledhje rutinë.
