Laborator "bitcoin-i" në shtëpi dhe kokainë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në banesën e tij janë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave si dhe një sasi lënde narkotike.

Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, dy peshore elektronike, municion luftarak, një aparat celular, 191.700 lekë të rinj dhe 90 euro.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën "Frosina Plaku", shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale. Në vijim të kontrollit, në ambiente të ndryshme të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe municion luftarak.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale