Agaçi: S’kam kompetencë për PPP-të, për Elbasanin nuk kishte miratim nga Ministria e Financave
Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi u shpreh se posti që ai drejton nuk ka kompetencë në ligjin për koncesionet dhe ligjin për PPP dhe Prokurimet Publike.
Duke dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Agaçi tha se vlerësimi që i bëhet një akti që paraqitet në Këshillin e Ministrave është që të ketë autorizimin ligjor.
Ndërkohë, ai theksoi se financim për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ishte parashikuar që në nëntor 2017, dhe më vonë filloi procedura në Ministrinë e Financave.
Agaçi shtoi se për Elbasanin mungonte miratimi paraprak i Ministrisë së Financave, në raste e financimit të kontratave, duke thënë se detyrimi ligjor që ka Këshilli i Ministrave ëhstë që të miratojë vetëm kur Ministria e Financave sjellë miratimin paraprak.
Debatet në komision:
Tabaku: Në pikën 6 thotë se autoriteti kontraktues, ka shpallur procedurën për dhënien me negocim për dhënie koncesioni të përzier. Me cilin akt ka filluar kjo procedurë?
Agaçi: Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk ka kompetencë në ligjin për koncesionet dhe ligjin për PPP dhe Prokurimet Publike. Vlerësimi i që i bëhet një akti që paraqitet në Këshillin e Ministrave është që të ketë autorizimin ligjor. Një akt që paraqitet për shqyrtim duhet të përmbajë disa elementë, relacionin e aktit, i cili do përmbushë disa kritere të caktuara dhe në relacion janë shpjeguar.
Tabaku: Në Këshillin e Ministrave ka kaluar një akt për miratimin paraprak të financimit të një kontrate për të cilën ne nuk kemi dijeni që ka filluar një procedurë. Ju na sqaruat që pati vendimmarrje në Këshillin e Ministrave edhe pse nuk ka një procedurë të tillë.
Agaçi: Vendimmarrja kalon në dy faza për financimin e kontratatve, kalon në Ministrinë e Financave dhe në rastin në fjalë ky financim për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ishte parashikuar që në nëntor 2017, më vonë filloi procedura në Ministrinë e Financave dhe konfirmoj deklaratën e z.Cani dhe vjen miratimi paraprak për financimin e kontratës dhe autoriteti kontraktor paraqet draft-projektin në Këshillin e Ministrave. Unë nuk thash që vendimi nuk ka bazë ligjore, mungon miratimi paraprak i Ministrisë së Financave, në raste e financimit të kontratave, detyrimi ligjor që ka Këshilli i Ministrave, të miratojë vetëm kur Ministria e Financave sjellë miratimin paraprak. Vendimi për sigurimin e financimit kishte mendimin pro paraprak të Ministrisë së Financave dhe kishte bazë ligjore të saktë. Pastaj pse kjo kontratë erdhi në Këshillin e Ministrave, ligji nuk autorizimin Sekretarin e Përgjithshëm të ketë kompetencë propozues aktesh, aktet propozohen nga Ministrat propozues.

