Gjobitet çifti shqiptar, hyn në Itali me 40 mijë euro cash të padeklaruara

Autoritetet doganore e Guardia di Finanza e aeroportit “San Francesco d’Assisi” në Peruxhia, infomojnë se gjatë kontrollit të pasegjerëve në pikën kufitare kanë identifikaur një cift shqiptar me 39  510 euro cash të padeklaruara. 

Çifti me banim në Peruxhia ka mbërritur me një udhëtim nga Tirana e ka deklaruar se sasia e parave është frut i një sigurimi shoqëror të përfituar në Shqipëri.

Kanë qënë lëvizjet e dyshimta të gruas shqiptare që kanë cuar autoritetet doganore të bëjnë një kontroll më të imët të tyre.

Sipas normativës ligjore shuma e parave cash të lejuara për të hyrë në territori italian nuk duhet të jetë më shumë se 10 mijë euro.

Çifti shqiptar është detyrurar të paguaj 4.426,50 euro gjobë të menjëhershme për këtë shkelje ligjore.

Autoritetet e aeoroportit të Peruxhias informojnë se kjo është shuma më e madhe e parave cash zbuluar nga policia doganore, Në të njëtin udhëtim janë gjetur dhe dy shqiptarë të tjerë me rreth 7000 e 8000 euro që janë brenda normativës së lejuar.

Disa ditë më parë një shtetas kosovarë është gjetur në aeroportin e Peruchias me 12 500 euro e ndaj tij është masa adminsitrative me gjobë të menjëhershme.