Tentativa për grabitjen e bankës tek Bulevardi "Zogu I", autorët e kamufluar si punëtorë të mirëmbajtjes
Një bankë e nivelit të dytë në qendër të Tiranës shpëtoi nga grabitja pasi policia zbuloi një tunel nëntokësor të hapur rreth 300 metra larg filialit ku ndodhen paratë. Autorët që duket se punonin nëntokë prej disa javësh në tunelet e kanalizimeve të sheshit "Skënderbej" arritën të largohen pa u arrestuar.
Tentativa për të vjedhur një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet ka dështuar, pasi policia ka arritur të zbulojë tunelin e nëndhshëm në të cilin autorët ende të paidentifikuar e kishin përdorur për tu futur brenda institucionit financiar.
Gjatë ndjekjes nga policia, njëri prej tyre ka hedhur armën, e cila u gjet para Ministrisë së Drejtësisë.
Synimi i grabitësvë ishte hyrja në filialin e bankës përmes rrjetit të kanalizimeve që ishte përshtatur si tunel në një distancë rreth 300 metra nga kasaforta e parave.
Për më shumë se 2 muaj grabitësit kishin vënë planin e tyre në zbatim, duke filluar punimet më qëllim arritjen deri tek banka.
Kryesisht punimet kryheshin gjatë ditës për shkak edhe të zhurmave që shkaktonin pajisjet gërmuese.
Autorët ishin të kamufluar me jelekë si ato të mirëmbajtjes ose të pastrim gjelbërimit me qëllim që të mos zbuloheshin.
Autorët ishin rikthyer edhe të hënën, duke vijuar gërmimet por në momentin që njeri prej tyre po dilte nga nga tuneli i ujërave të zeza, është pikasur nga Forcat Shqiponja.
Tre efektivë kanë shkuar në drejtim të tij për ta pyetur në lidhje më punimet që po kryenin.
Në atë moment personi i pa identifikuar ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar më shpejtësi në drejtim të pa ditur.
Arma e zjarri u gjet mbrëmjen e të hënës, 21 shkurt, e hedhur pranë Ministrisë së Drejtësisë nga njëri prej autorëve në largim e sipër.
Përveç armës dhe disa mjeteve, policia ka arritur të sekuestrojë edhe disa bishta cigaresh në vendin ku kryheshin gërmimet të cilën janë dërguar për analiza biologjike.
Policia po punon më rishikimim e kamerave të sigurisë dhe pyetjen e disa biznesve në zonë me qëllim identifikimin e autorëve.

