Rinas/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, vihet në pranga një shtetas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2022, 14:52
Shërbimet e policisë së komisariatit në Rinas kanë goditur një rast të mitdhënies.
Shtetasi P.F është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Blutë bëjnë me dije se ky shtetas, gjatë përpunimit të linjës ajrore, është paraqitur pranë gabinave të daljes, së bashku me kunatën e tij, e cila kishte mungesë dokumentacioni, dhe për të shmangur refuzimin e daljes, shtetasi P. F., ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
