Ora News zbulon dokumentin/ Si mashtron Veliaj në komision hetimor të incineratorëve

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj vijon të mos përgjigjet konkretisht mbi pyetjet që kryetarja e komisionit mbi përgjegjësitë që ai ka për incineratorin por përpiqet ta intimidojë ndërkohë që Tabaku e akuzon dhe për gënjeshtër.

Ora News zbulon mashtrim.

Sipas dosjes Veliaj ka firmosur në emër të qarkut për incineratorët, por ai e mohon dhe thotë se ka firmosur njësoj si Isa Sakja.

Por ajo çfarë lexoi është  një aneks kontratë, e cila do ti jepej çdo bashkie për ta firmosur pasi është miratuar kontrata Ministri e Mjedisit – Incinerator.

Ndërkohë që Veliaj është i përfshirë në këtë aferë që në letrën e parë që ka çuar Integrated Energy BV SPV si propozim i pakërkuar. Ora News sjell dokumentin e procesverbalit nr 15 të mbajtur më 31 tetor 2017 në Ministrinë e Mjedisit me qëllim vazhdimin e  procedurave për negocimin kontratës me objekt landfill, incinerator.

Pikërisht firma e tij, ka ndryshuar fatin e koncesionit duke angazhuar Bashkinë Tiranë me një financim 30 vjeçar dhe garanton sasinë minimale të mbetjeve 550 ton. Vendimi që citon Veliaj në Komision është 6 muaj më pas. 

Edhe pse e pyeti sërish deputeti Belind Këlliçi ai sërish iu shmang përgjigjes. 

Çfarë deklaroi Veliaj në komision

Veliaj: Ja ku e ke Këshillin Bashkiak, 28.09.2017 dhe thotë ngarkohet kryetari i bashkisë së Tiranës për zbatimin e detyrimeve të angazhimevet ë parashikuara në këtë vendim dhe nënshkrimin e akteve të nevojshme.

Kam folur në emër të bashkisë, kam një vendim të këshillit bashkiak dhe meqë ra fjala po ju lexoj që të njëjtën shkresë ka çuar Isa Sakja i Kavajës. Pse merrni vetëm shkresën time? Isa Sakja thotë" Bashkia Kavajë në përputhje me kontarëtn e koncensionarit 31.08.2017 në mënyrë të parevokueshme pranojmë se bashkia Kavajë është vënë në dijeni dhe ka pranuar dhe ka kuptuar të gjitha të drejtat dhe detytrimet që dalin nag kontrata dhe anekset e saj ëpr bashkinë.

Bashkia Kavajë e PD Isa Sakja angazhohet, unë them vetëm jam në parim dakord me studimin. Ky mavria shkon në detaje dhe thotë "ne angazhohemi për të gjitha detyrimet."

Tabaku: Lexo dhe mos komento e mos ofendo.

Veliaj: Po ta donit ju nuk e linit pa kandiduar. Unë në emër të bashkisë me 1 mln banorë them jam në parim dakord dhe pastaj e kaloj në Këshill Bashkiak. Ky pa e kaluar në Këshill Bashkiak thotë "angazhohemi për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për bashkinë Kavajë."

Këlliçi: Është shumë e rëndësishme të kuptojnë qytetarët që vendimi që ju citoni, vendimi nr.106, datë 28.09.2017 nuk është asgjë tjetër më shumë se një VKB rutinë e cila angazhon bahskinë e Tiranës dhe e përfshin landfillin e Tiranës në buxhetin e vitit 2018 me vetëm një shpenzim prej 1 mln euro dhe është vetëm një vendim rutinë i këshillit bashkiak. Unë po ju pyes në lidhje me një vendim tuajin për të futur në një marrëdhënie kontraktuale të detyrueshme bashkinë Tiranë për 30 vite në vlerën 91 mln euro, nuk po ju pyes për këtë vendim që është rutinë. Ju e kishit detyrim ligjor që përpara se të kthenit këtë përgjigje të Këshillit Bashkiak që miratonte angazhimin tuaj financiar për 30 vite dhe ky angazhim financiar është i detajuar në shkresën e datës 27 mars 2017 ku për çdo vit nga viti i parë deri në vitin e 30-të, ju si bashki Tiranë keni një angazhim 91 mln euro dhe qeveria ka një angazhim prej 160 mln euro. Zoti Veliaj ju përgjigjeni për një pyetje unë nuk jua drejtoj.  

 

Ora News zbulon dokumentin/ Si mashtron Veliaj në komision hetimor të

Ora News zbulon dokumentin/ Si mashtron Veliaj në komision hetimor të