Veliaj asnjë fjalë për 128 mln eurot e paguara për incineratorin fantazëm. Sulm politik për të heshtur

Erion Veliaj tentoi ta kthente në një retorikë politike kontratën 128 milionë euroshe të landfillit të Tiranës.

Para komisionit hetimor tentoi së pari të intimidonte kryetaren e komisionit.

Nisja e pyetjeve solli jo pak debate, tensione dhe ofendime.

Madje në një moment edhe stafin që e mori pas e përdori për të fotografuar celularët e kundërshtarëve, duke tentuar ti shmangej përgjigjeve konkrete

Pyetjes se përse nuk ka vendim të këshillit bashkiak për kontratën, Veliaj tentoi ti përgjigjej duke i lexuar një tjetër vendim, por pa e gjetur të papërgatitur Tabakun e cila e akuzoi për mashtrim.

Dëshmia zgjati gati 4 orë.

Tabaku: Gënjen po lexon buxhetin

Tabaku: Do të jem përballë

Lexove një vendim gjashtë muaj pas

Tabaku: Qetesohu Ermonel

Veliaj: Qetesohu Ermonel

Kontratës 128 milion euro, Veliaj i shtoi dhe 40  milionë euro për dherat që krijohen në ndërtime

Tabaku: I shtove 40 milionë euro

Veliaj: Sulmon me te shkuaren

Veliaj: Eshte marrëdhenie mes privatit

Belind Këlliçi nga ana e tij zbardhi pjesë nga negociatat, ku drejtorit të puneve publike në Tiranë iu kërkua të shtronte çështjen në këshillin bashkiak, por sërisht pa marrë përgjigje

Veliaj: Supozohej se toka ishte e bashkisë, por ishte shtet

Këlliçi: Nuk ka vendim Këshilli mbetet çështje e SPAK

Ka dokument për përgjigjen ministres?

Qëndrimet sipas Këlliçit sjellin vetëm  një konkluzion

Këlliçi: E keni mbyllur në kafe

Në seancën maratonë të komisionit hetimor për incineratorët paraqiti dëshminë edhe sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Ëngjëll Agaçi, i cili mbrojti kryeministrin dhe mohoi qe 17 procedurat u kryen brenda një dite.

Agaçi: Nuk ka pasur asnjë lloj porosie, ajo që mua më intereson ta dëshmoj përballë jush është aluduar në media me lloj-lloj shpifje me 17 vendime nga Këshilli i Ministrave brenda ditës është e pavërtetë. Unë kam një kopje të rendit të asaj dite.

Në cilësinë e ish-ministrit të Energjisë, numri dy i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, sqaroi në Komision rolin e kësaj Ministrie në procedurën e koncesionit. Deputetëve të opozitës u kujtoi aferat e qeverisë së Partisë Demokratike me rrugët.

Alqi Bllako, i fundit në listën e sotme të Komisionit refuzoi të japë dëshmi duke deklaruar se është pyetur nga SPAK.

Komisioni rifillon të mërkurën me kryeministrin Edi Rama, i cili është funksionari i fundit që jep sqarime para deputetëve.