Ja tuneli i nëndheshëm që do përdornin grabitësit për të vjedhur bankën tek bulevardi "Zogu I"

Ora News sjell video të tunelit të nëndheshëm që do të shfrytëzonin grabitësit për të vjedhur një bankë të nivelit të dytë në bulevardin "Zogu I"

Tuneli e ka hyrjen në fund të bulevardit, ndërkohë që banka është në fillim të bulevardit rreth 300 metra.

Policia kishte marrë informacion se po kryheshin gërmime.

“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin "Zogu I" po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë" informoi policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit" kryer në bashkëpunim”.

Ja tuneli i nëndheshëm që do përdornin grabitësit

Ja tuneli i nëndheshëm që do përdornin grabitësit

Ja tuneli i nëndheshëm që do përdornin grabitësit