Gjobitet çifti shqiptar, hynë në Itali me 40 mijë euro cash të padeklaruara
Autoritetet doganore të Guardia di Finanza në aeroportin e “San Francesco d’Assisi” në Peruxhia, informojnë se gjatë kontrollit të pasagjerëve në pikën kufitare kanë identifikuar një çift shqiptar me 39.510 euro cash të padeklaruara.
Çifti me banim në Peruxhia ka mbërritur me një udhëtim nga Tirana e ka deklaruar se sasia e parave është fryt i një sigurimi shoqëror të përfituar në Shqipëri.
Kanë qenë lëvizjet e dyshimta të gruas shqiptare që kanë çuar autoritetet doganore të bëjnë një kontroll më të imët të tyre.
Sipas normativës ligjore shuma e parave cash të lejuara për të hyrë në territorin italian nuk duhet të jetë më shumë se 10 mijë euro.
Çifti shqiptar është detyruar të paguajë 4.426,50 euro gjobë të menjëhershme për këtë shkelje ligjore.
Autoritetet e aeoroportit të Peruxhias informojnë se kjo është shuma më e madhe e parave cash zbuluar nga policia doganore.
Në të njëjtin udhëtim janë gjetur dhe dy shqiptarë të tjerë me rreth 7000 e 8000 euro që janë brenda normativës së lejuar.
Disa ditë më parë një shtetas kosovarë është gjetur në aeroportin e Peruchias me 12 500 euro e ndaj tij është masa administrative me gjobë të menjëhershme.
