Përplasja tek "5 Maji", Policia: U dëmtuan 5 policë dhe 3 punonjës të policisë bashkiake

Rikthehen përplasjet tek “5 Maji”. IKMT ka filluar shembjen e shtëpisë së parë, ndërsa banorët e revoltuar kanë filluar të qëllojnë me gurë drejt efektivëve të policisë të cilët rrethuan zonën që në orët e para të mëngjesit ndërkohë policia u kundërpërgjigj duke qëlluar me gaz lotsjellës.

Policia e shtetit njofton se janë dëmtuar 5 policë dhe 3 punonjës të policisë bashkiake si dhe janë shoqëruar disa persona.

Sot në orët e para të mëngjesit, në zbatim të vendimit për shembjen e disa banesave në rrugën "5 Maji", gjatë rezistencës së banorëve, janë dëmtuar në detyrë 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake. Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore.

Strukturat e DVP Tiranë, të angazhuara në planin e punës, në mbështetje të strukturave të IMT-së dhe Policisë Bashkiake, janë mbështetur më pas nga FNSH që kanë normalizuar situatën dhe kanë krijuar mundësinë për vijimin e shembjeve.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në Komisariat dhe cilido që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, do përballet me ligjin.

Përplasja tek "5 Maji", Policia: U dëmtuan 5 policë dhe