Veliaj përpiqet të intimidojë kryetaren e Komisionit hetimor të Incineratorëve. Jorida Tabaku: Ti përdor SPAK si qen sulmi

Në Komision Hetimor të incineratorëve ku është thirrur për të dëshmuar kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përpiqet të intimidojë kryetaren Jorida Tabaku.

PD e akuzon se po përpiqet të marrë peng komisionin hetimor dhe propagandë.

Jorida Tabaku: “Po bën propagandë. Është e pandershme të vish të marrësh peng këtë komision hetimor. Mos bëj propagandë duke bërë zhurmues.

Erion Veliaj: Më keni vënë atribute që nuk kam

Jorida Tabaku: Po ngatërroni qëllimisht çështjen. Mos bëj si viktimë se nuk je viktimë.

Gjatë dëshmisë së tij Veliaj po përpiqet të veshë me politikë këtë hetim, duke e akuzuar Monika Kryemadhin se e ka përdorur politikisht. Ndërkohë që afera e incineratorëve është objekt hetimi dhe në SPAK. 

Gjithashtu Tabaku e akuzon Veliaj se po gënjen në dëshmi. 

Veliaj: Pij ujë e rri e qetë

Tabaku: Nuk kam nevojë për mbrojtje, ke 10 mbrojtës këtu dhe unë ju dal para.

Veliaj: Gjykata të ka nxjerrë shpifje

Tabaku: Përballë do më kesh gjithmonë. Fatkeqësi e madhe është që ti përdor SPAK si qen sulmi, unë nuk e përdor dot. Ti e përdor gjykatën si qen sulmi unë nuk e përdor. Ti e përdor prokurorinë si qen sulmi unë nuk e përdor dot.