Incineratorët/ Veliaj në komision hetimor sulmon kandidatin e përfolur për kryetar të bashkisë Tiranë

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e nisi dëshminë në komisionin hetimor të Incineratorëve duke sulmuar një nga emrat e përfolur si kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës Gert Bogdani.

Tabaku: Kur keni filluar punë?

Veliaj: E kam filluar detyrën në vitin 2015 dhe jam përballur me një emergjencë mjedisore të shpallur nga qeveria sidomos për çështjen e plehrave.

Tabaku: Njiheni me shtetasit Klodian Mërtiri, Klodian Zoto dhe stela Gugallja?

Veliaj: I kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhënieve me jashtë të PD

Tabaku: Nuk keni bërë asnjë udhëtim me shtetasit e lartpërmendur? Nuk i njihni në asnjë marrëdhënie tjetër?
Veliaj: Nuk kamë bërë asnjë udhëtim, por jam informuar nga portalet për udhëtimin e tyre ne Zimbabve me zyrtarë të PD

Tabaku: Ju nuk i keni takuar asnjëherë për të diskutuar për kontratën koncensionare në lidhje me kontratën nën hetim?

Veliaj: Nuk kam kryer asnjë diskutim apo udhëtim të tillë, jam njohur nga mediet siç thashë me zyrtarë të PD në Zimbabve dhe kam parë fotografi. Nëse kjo quhet njohje, i njoh nëpërmjet fotografive.

...

Këta janë shokët e Gert Bogdanit. S'kanë lidhje me mua.