"Boshatisën" dyqanet H&M në Itali dhe i shisnin në Tiranë, Durrës e Vlorë. Nënë hetim banda shqiptare
Prokuroria Publike e Pordenones në Itali njoftoi përfundimin e hetimeve paraprake ndaj një grupi shqiptarësh të cilët janë përgjegjës për vjedhje të shumta në dëm të dyqaneve të markës së njohur H&M Hennes &. Maurits të kryera në të gjithë territorin italian.
Hetimet filluan shtatorin e kaluar pas ankesës së paraqitur nga avokati i kompanisë së lartpërmendur i cili ishte ankuar për një sërë vjedhjesh ë pikën e shitjes Gran Fiume, me vendndodhje në Fiume, Veneto.
Prokuroria Publike e Pordenones nisi kështu një aktivitet të artikuluar hetimor, të zhvilluar nga agjentët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë Pordenone, i cili bëri të mundur zbulimin e ekzistencës së një grupi të vërtetë kriminal të përbërë nga nëntë persona, nga të cilët pesë gra dhe katër burra, të gjithë me origjinë shqiptare.
Të nëntë, të alternuar në grupe, pasi arritën në territorin italian, qëndruan atje për rreth dhjetë ditë, gjatë të cilave, duke lëvizur me makina të marra me qira, arritën në dyqane të ndryshme H&M në të gjithë vendin dhe vodhën veshje të shumta, me vlerë mijëra euro, duke i fshehur në karrocat e blerjeve të pajisura enkas me mjete kundër vjedhjes.
Teknika që përdornin kriminelët ishte gjithmonë e njëjtë: gratë hynin në dyqan dhe pasi i hiqnin rrobat nga varëse rrobash, i fshihnin midis rafteve të dyqaneve; më pas burrat hynin në dyqan dhe i fshihnin rrobat brenda karrocave të blerjeve të pajisura më parë me pajisje speciale kundër vjedhjes.
Një tjetër anëtar i bandës rrinte jashtë për të lajmëruar bashkëpunëtorët për mbërritjen e mundshme të policisë. Sipas medieve italiane vjedhja kryhej brenda orës dhe më pas anëtarët e grupit largoheshin me makina me qira në drejtim të qendrave të tjera tregtare.
Pasi mbaruan punë, ata janë kthyer në Shqipëri. Të dyshuarit akuzohen për 36 vjedhje të kryera në periudhën shtator-dhjetor.
U konstatua se malli i vjedhur, sapo mbërriti në Shqipëri, u nxor në shitje nga bashkëshortja e një prej të arrestuarve në dyqanet “H&M” në qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë të menaxhuar nga vetë gruaja. Për këtë arsye, dy bashkëshortët, të konsideruar si drejtues të organizatës, janë hetuar edhe për hipotezën e veprës penale të vetëpastrimit në konkurrim, shkruajnë mediet italiane.
