Berisha dënon dhunën e policisë ndaj banorëve të "5 Majit": Krim i shëmtuar

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar te "5 Maji" mëngjesin e sotëm, 22 shkurt. Ai ka dënuar dhunën e efektivëve te policisë bashkiake ndaj banorëve dhe e quan "krim të shëmtuar."

"Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe terrorin e egër policor ndaj banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre! Krim i shëmtuar! SB"

Prej orëve të para të mëngjesit, policia rrethoi "5 Majin."

Përpjekja e banorëve për të shpëtuar banesat e tyre u shoqërua me tensione. Ata hodhën gurë drejt policisë, ndërsa efektivët hodhën gaz lotsjellës në përpjekje për t'i ndaluar.

Tre prej banorëve, Mirash Marku, Laureta Nikolla dhe Bekim Çërri janë shoqëruar në polici për shkak se kanë shfaqur rezistencë dhe nuk kanë lejuar fadromat të shembin shtëpitë.

Sot janë parashikuar të shemben 12 shtëpi, 7 prej të cilave rezultojnë me dokumente të rregullta.