Konflikt me armë zjarri gjatë natës në Mamurras, 2 të plagosur. Arrestohet 19-vjeçari, në kërkim 1 tjetër

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 22 shkurt në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Gentian Diva dhe Alban  Skonja.

Policia ka arritur të identifikojë autorët dhe ka arrestuar njërin prej tyre.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në Mamurras ku pas një konflikti shtetasit  Andi Diva dhe Kastriot Lleshaj  kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip " Honday'' duke plagosur shtetasit Alban Skonja, 39 vjeç banues në Durrës, Gentian Diva , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras.

Dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

U bë arrestimi i Andi Divës, 19 vjeç banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Kastriot Lleshaj, 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar Andi Diva, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.