Rikthehen përplasjet te "5 Maji", policia shoqëron me forcë 3 banorë
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, 22 shkurt policia bashkiake ka rrethuar "5 Majin" dhe fadromat e IKMT-së kanë nisur aksionin rreth orës 08:00.
Janë shembur 6 ndërtesa, ndërkohë që janë parashikuar të shemben 12. Ka pasur momente tensioni he përplasjeje mes efektivëve të policisë dhe banorëve. Në disa traste efektivët kanë hedhur dhe gaz lotsjellës ndaj banorëve.
Tre prej tyre, Mirash Marku, Laureta Nikolla dhe Bekim Çërri janë shoqëruar në polici për shkak se kanë shfaqur rezistencë dhe nuk kanë lejuar fadromat të shembin shtëpitë.
Përveç njësisë numër 8, shembje do të ketë edhe në njësinë numër 4 ku janë rreth 7 ndërtesa që pritet të rrafshohen.
Ndryshe nga banorët e njësisë numër 8, banorët e njësisë numër 4 janë më të qetë dhe kanë firmosur marrëveshje me bashkinë.

