"Jeni pa vendim prishjeje", policia mësyn te "5 Maji" pa gdhirë, pritet shembja e banesave

Sot është parashikuar të shemben shtëpitë e  12 familjeve në zonën e "5 Majit."

Banorët të cilët kanë kundërshtuar prej muajsh projektin e rindërtimit në këtë zonë kanë bërë sot sërish përpjekjen e fundit për t'i mbrojtur shtëpitë e tyre.

Ata kanë dalë nga banesat e tyre, ndërsa policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit.

"Jeni pa vendim prishjeje, respektoni ligjin", është thirrja e një banoreje.

"Jeni pa vendim prishjeje", policia mësyn te "5 Maji"

"Jeni pa vendim prishjeje", policia mësyn te "5 Maji"