Sekreti si ta përgatisim siç duhet çajin

Çajrat bimorë janë të rëndësishëm për organizmin pasi kanë një rol anti-oksidant si dhe na ndihmojnë për të pasur një trup sa më të shëndetshëm.

Dorian Meço i ftuar në emisionin “Jeto me orën” na tregoi dëshirën e tij për të futur në treg disa lloje çajrash të cilat në Shqipëri mungojnë. Produktet që ai tregton janë me çmime mbi mesataren çka tregon që janë të një cilësie të lartë.

Ai na tregoi se çaji është një bimë që rritet ne Azi, dhe është zbuluar nga një perandor kinez 5000 vite më parë. Me këtë tregojmë që çaji që kanë pirë konsumatorët për vite me radhë ka qenë çaji i zi. Konsumatorët gabojnë duke quajtur çaj çdo bimë që zihet dhe pihet e ngrohtë. 

Ai na tregoi gjithashtu se klasifikimi që ju bëhet çajrave është i gabuar sepse ato ndahen në çaj ku bën pjesë çaji jeshil , i bardhë, i verdhë etj. Pjesa tjetër janë herbal infuzion ku bën pjesa sherebela, çaji i malit si dhe frutoret ku bën pjesë çaji i luleshtrydhes, trëndafilit, mollës, limonit, kumbullës etj. Doriani na këshilloi gjithashtu që cajin nuk duhet ta ziejmë në temperaturën e vlimit ndërsa për sa ju përket herbaleve ndodh krejt e kundërta pasi sa më shumë ti lejmë të ziejnë aq më mirë është. Ai na këshilloi gjithashtu që të pimë çdo mëngjes çaj jeshil dhe çaj të i zi të cilët mund ti shoqërosh edhe me ushqim.

Çaji me finok na ndihmon shumë për tretjen. Meço këshilloi konsumatorët që të pinë sa më shumë çajra herbal si dhe çajin e zi të vjetëruar. Çajrat që konsumatorët pëlqejnë më shumë janë ato frutorë, ndërsa të rinjtë pëlqejnë më shumë çajin jeshil.

Meço na tha se “Se nuk duhet të presim nga çaji efekte çuditbërëse pasi informacionet që qarkullojnë në internet janë mashtrime”. Një pjesë e konsumatorëve janë ndërgjegjësuar në peridhën e pandemisë pasi kanë filluar të tregojnë një interes rreth produkteve të shëndetshme duke futur këtu edhe efektin e shëndetshëm që kanë çajrat. Doriani na sugjeroi që për dhëmbë me higjenë më të lartë të përdorim çajrat herbal.

Ai na tregoi gjithashtu për çajin “Matcha” i cili ka një përdorim shumë të gjerë dhe në ndryshim nga çajrat e tjerë ai është në trajtë pluhuri duke qenë kështu një antioksidant shumë i fuqishëm. Çaji është pija e dytë më shumë e konsumuar pas ujit.