Sipërmarrja në “duart” e një gruaje të suksesshme, Rira: Kur punoja mes meshkujsh ishte sfidë, vishesha si më e madhe në moshë
Zhaklina Rira një sipërmarrëse e suksesshme e ftuar në emisionin “Jeto me orën” na tregoi për suksesin e saj në bizneset që ajo ka.
Që në vegjëli Zhaklina ka pasur dëshirë që të jetë e pavarur. Pasioni i saj ishte piktura dhe për këtë arsye ajo vazhdoi dhe studimet e larta për arkitekturë.
Asaj i pëlqen të shkruajë gjithashtu. Rira na rrëfeu se pasioni i saj për artin e ndihmoi shumë në universitetin që ajo zgjodhi. Ajo ka pasur eksperienca dhe në marketing duke guxuar dhe shkuar në kompani të mëdha marketingu duke marrë përsipër dhe projekte të mëdha që për moshën e saj prej adoleshenteje mund të dukeshin thuajse të pamundura. Në fillimet e karrierës, i ndodhte shpesh që të ishte në tavolinë në mbledhjet e bordit të ishte e vetmja femër. Ajo ka filluar punë si drejtoreshë në moshë shumë të vogël, dhe i duhej të vishte kostume që ajo të dukej më e madhe në pamje.
Zhaklina na rrëfeu se “Shumë biznese kosovare kur më shikonin mua drejtuese femër habiteshin duke qenë se në Kosovë kishte shumë pak të tilla”.
Zhaklina është një grua me shumë ambicie dhe nuk kënaqej kurrë me atë që ishte dhe kështu mori guximin të shkojë në Francë për të zhvilluar studimet për marketing. Jeta e saj ka pasur shumë sfida dhe këto sfida ishin një kënaqësi për të. Shumica e bizneseve nuk pranonin këshillat e saj si eksperte marketingu.
Sipas Zhaklinës një sipërmarrje e suksesshme ka të bëjë me pasionin e personit që e ka atë biznes dhe vetëm në këtë mënyrë ai biznes ka një jetëgjatësi.
“Ka shumë biznese që lindin në mënyrë sporadike e kështu këto biznese nuk kanë strategji dhe në këtë mënyrë rrezikohet suksesi i tij” u shpreh Rira.
Çdo biznes ka vështirësitë e tij. Në epokën e dixhitalizimit Shqipëria po ecën shumë mirë. Ajo çfarë i mungon një biznesi në kohën e sotme është një faqe ëebi. Përveç biznesit ka faj edhe klientela sepse është mësuar që të bëjë porosi të shërbimeve të ndryshme vetëm online.
Ajo tha se “ka shumë të rinj që kanë ide të mëdha në lidhje me arkitekturën, dhe më duhet ta pranoj që edhe pse janë akoma studentë idetë e tyre janë shumë frytdhënëse”.

