Ulen infektimet nga Covid: 85 raste të reja, 6 humbje jete dhe 71 pacientë në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 1754 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 85 qytetarë.

Janë 3969 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 71 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

një qytetare nga Tepelena 69 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 80 vjeç, një qytetare nga Kavaja 81 vjeçe, një qytetar nga Vlora 85 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.

Janë shëruar 633 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,035 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:

23 në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Peqin, Vlorë, Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Lushnje, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Gramsh, Gjirokastër, Mirditë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Kavajë, Selenicë, Delvinë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Pogradec, Poliçan.

Statistika (21 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          85

Të shëruar në 24 orë        633

Të shtruar në spitale          71

Humbje jete në 24 orë         6

Testime ditore                1754

Testime totale                1,730,246

Raste pozitive                 270,455

Raste të shëruara             263,035

Raste Aktive                        3969

Humbje jete                         3,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1265

Fier                   632

Elbasan             436

Vlorë                365

Berat                295

Lezhë               253

Kukës               162

Durrës              158

Shkodër           150

Korçë               117

Gjirokastër      115

Dibër                 21