"Këndo te syneti i djalit tim", Mozzik i kundërpërgjigjet ashpër Sinan Vllasaliut pas deklaratës në "Glamour Zone"

Duket se kanë nisur thumbimet mes Mozzik dhe Sinan Vllasaliut.

Gjatë pjesëmarrjes së Sinanit, në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, atij iu kërkua nga moderatorja Ester Bylyku që të vlerësonte me një notë këngën e Mozzik 'Shko'.

Sinani e cilësoi e cilësoi atë si 'turp i botës', madje e pyetur moderatoren Ester Bylyku, nëse Mozzik ishte normal.

Kësaj deklarate së fundmi i është kundërpërgjigjur Mozzik, me anë të një komenti në rrjetin social Facebook, ku shkruan: 'Faleminderit Axhi Sinan! Besën e Zotit e ki qe me m'fal Zoti djalë, n'synet t'tij ti ki me qenë këngëtari!'

Si duket, Mozzik nuk i ka mirëpritur komentet e Sinan Vllasaliut.