Pasojat nervore të Covid, mjekja: 15% e pacientëve e kanë kaluar sëmundjen
Koronavirusi ka rritur numrin e pacientëve me probleme në sistemin neurologjik. Rreth 15% e të shtruar këtë shërbim të QSUT kanë kaluar më parë koronavisurin, i cili koniderohet si një ndër faktorët kryesorë të riskut. Mjekët thonë se më shpesh raportohet për infarkt dhe hemoragji por edhe dëmtim të nervave periferikë.
Koronavirusi shkakton probleme neurologjike tek një numër i madh i pacientëve që përballen me infeksionin.
Rreth 15 për qind e pacientëve të shtruar në shërbimin e neurologjisë në QSUT, janë përballur me infeksionin e Covid 19.
Mjekja neurologe, Entela Basha, thotë se kjo është një nga arsyet kryesore të sëmundjeve neurologjike.
"Një 15% i pacientëve të shtruar janë pacientë që referojnë në historinë e tyre kalimin e Covidit muajin e fundit, apo muajt e fundit."
Jo vetëm infektimi me virusin Sars CoV 2, por edhe kohëzgjatja e simptomave janë gjithashtu faktor risku të shfaqjes së këtij grupi sëmundjesh.
Problemet më të shpeshta shëndetësore janë infarkti, hemoragjia dhe prekjet e nervave periferikë.
Shqëtësimet madhore shihen kryesisht te moshat mbi 50 vjeç, ndërsa te të rinjtë vihet re më së shumti humbja e shijes dhe nuhatjes por edhe problemet me përqëndrimin.

