Risi në kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare, injeksioni do merret 1 herë në 6 muaj
Një risi në kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare do të praktikohet në vendin tonë.
Shefi i shërbimit të hemodinamikës dhe kardiologjisë në QSUT, Artan Goda prezantoi metodologjinë e marrjes së injeksioneve vetëm një herë në 6 muaj tek pacientët.
"Sot po flasim për alternativa shumë moderne të cilat e shqetësojnë pak të sëmurin,sepse nuk është një mjekim i përditshëm por një herë në 6 muaj. Në të ardhmen do konsolidohet në një praktikë shumë të gjerë," tha Goda.
Goda vuri theksin në rëndësinë e zbulimit të faktorëve të cilët rrisin numrin e fataliteteve tek pacientët me sëmundje kardiovaskulare.
Evidentimi i faktorëve ka insistuar vëmendjen në gjetjen e mënyrave moderne të kurimit të tyre.
"Ajo çfarë e bën luftën më fitimprurëse është kur ne dimë të identifikojmë faktorët që e prodhojnë atë," shtoi Goda.
Një faktor shqetësues sipas Godës është rritja në 53% e njerëzve të cilët janë të predispozuar për tu prekur nga sëmundje të tilla, duke përfshirë edhe moshat e reja për shkak të rritjes së yndyrnave në gjak.
