Bie numri i infektimeve me covid, muaji shkurt me përqindje më të ulët

Gjatë tre javëve të fundit është ulur ndjeshëm numri i infektimeve me koronavirus në krahasim me shifrat e muajit janar. Sipas epidemiologëve kjo ka sjellë që dhe raporti teste dhe të infektuar të shkojë në 1 me 10, nga 1 i infektuar në çdo 5 teste që ishte më herët. Ata shprehen optimist se ky raport do vijojë të përmirësohet gjatë javëve në vijim.

Numri i infektimeve me covid në vendin tonë ka rënë ndjeshëm. Epidemiologët sqarojnë se shkurti ka pasur një përqindje më të ulët infektimesh krahasuar me janarin.

1 në 10 raste rezultojnë pozitiv, thotë epidemiologu Rexhep Muja.

"Piku më i lart ka qenë në 20-25 janar. Në çdo 5-6 shtrime ne kishim një rast pozitiv.  Në rang, pozitiviteti mund te konsiderohet 1 në 10 veta por që është në rënie. Në disa qendra mund te shkojë 1 në 15 veta."

Ndërsa sa i përket Tiranës vatrat më të rrezikshme vijojnë të jenë të njëjta, dominon Kombinati dhe Astiri.

"Vazhdon Kinostudioja ku edhe sot po i ndjek disa raste sepse është një popullatë më e madhe në krahasim me qendrat e tjera por kemi dhe Laprakën. Astiri vazhdon po ashtu Kombinati."

Të infektuarit janë nga të gjitha grupmoshat. Raste pozitive janë raportuar nga kopshtet, shkollat por edhe institucionet publike dhe private, ndërkohë që qarkullojnë edhe viruse të tjera.