Sëmundjet kardiovaskulare, shqetësim tek të rinjtë
Mjekja kardiologe, Anila Shahini, u shpreh se sëmundjet kardiovaskulare janë në numër të shtuar edhe tek moshat e reja. Për shkak të uljes së ndjeshme në moshën e pacientëve me këto sëmundje Shahini theksoi rëndësine e kontrolleve që në moshë të hershme. Megjithatë mjekja u shpreh optimiste për kurimin e tyre, për shkak të metodave të reja moderne që pritet të futen edhe në vendin tonë.
Sëmundjet kardiovaskulare janë bërë shqetësuee edhe për moshat e reja.
Mjekja kardiologe Anila Shahini në një intervistë për Ora News, u shpreh se është vënë re një ulje e ndjeshme në moshën e pacientëve me këtë sëmundje, duke shpjeguar edhe faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë drejtim.
"Mënyra e jetesës, jeta pa aktivitet fizik, mënyra e ushqyerjes, stresi dhe duhanpirja."
Gjithashtu mjekja theksoi edhe një ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë këto sëmundje në të gjitha grupmoshat.
"Dua të vë theksin te rritja e yndyrnave në gjak apo çrregullimi i yndyrnave në gjak, i cili është një faktor rreziku, për fat të mirë, i modifikueshëm."
Sipas të dhënave, Shahini tha se Covid-19 ka ndikuar në numrin e rasteve të fataliteve tek pacientët me sëmundje kardiovaskulare.
"30% e rasteve të vdekjeve nga Covid llogaritet të ketë qenë për shkaqe kardiovaskulare."
Mjekja kardiologe nënvizon se nëpërmjet metodave të reja moderne kurimi i këtyre sëmundjeve është më i lehtë, por është e rëndësishme që kontrollohet të kryhen sa më parë për shkak të rrezikshmërisë që ato kanë, duke filluar që nga mosha 5-vjeçare.
