Felaj paditi Tabakun se takoi Krajën për hetimin e Incineratorëve, reagon SPAK: Do të administrojmë çdo fakt
Vizita e kryetares së Komisionit Hetimor të Incineratorëve, Jorida Tabaku paraditen e sotme në SPAK u shoqërua edhe me një padi që PS bëri ndaj saj.
PS akuzon Tabakun se ky veprim është kryer me dashje direkte dhe me qëllimin për të fituar kredo politike nga ushtrimi i ndikimit në një hetim penal.
Pas mesditës, SPAK përmes një njoftimi për shtyp tha se takimi është bërë me kërkesë të Tabakut dhe se Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicje që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.
Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicje që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.
Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicje apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet” informon SPAK.
