Policia "bën namin" me gjoba në Vlorë e Gjirokastër, bllokon 3 mjete

Policia rrugore ka intensifikuar kontrollet me qëllimin zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjirokastër policia ka arrestuar 2 drejtues mjetesh, si dhe ka proceduar penalisht 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar 4 leje drejtimi, konkretisht:  2 leje drejtimi të pezulluara për "Drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit" dhe 2 leje drejtimi të pezulluara për "Qarkullim i automjetit në sens të kundërt".

Janë vendosur 283 masa administrative, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike,  mosvendosjen e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit dhe për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Janë bllokuar 3 automjete për mungesë dokumentacioni.

Vlorë policia ka arrestuar 4 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Janë pezulluar 65 leje drejtimi, nga të cilat: 3 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 59 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 3 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1333 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

- 664 masa për tejkalim shpejtësie;

- 41 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

- 7 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

- 20 masa për përdorimin e aparatit celular;

- 89 masa për parakalime të gabuara;

- 118 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

- 13 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

- 381 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.