Forcat Operacionale në një lokal në Durrës, pronari: Erdhën pa urdhër prokurori, ushtruan dhunë

Forcat Operacionale kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme një biznes në Durrës.

Aksioni është denoncuar nga pronari se ka qenë pa një urdhër kontrolli, apo urdhër prokurori.

Shtetasi P.M që ka regjistruar videon thotë se ndërhyrja ka ndodhur vetëm sepse pronarët dhe punëtorët e këtij biznesi janë bërë pjesë e takimit të sotëm të Sali Berishës në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Në pamje shihet pronari i lokalit që debaton me efektivët e Forcave Operacionale duke u thënë se e di pse kanë ardhur ata.

Ndërkohë këta të fundit mund të shihen që bëjnë kontrolle të maskuar dhe të armatosur në ambientet e lokalit.

Nga ana tjetër pronari i lokalit po ashtu është shprehur se efektivët kanë ushtruar dhunë ndaj të pranishme në ambientet ku po luhej bilardo

Ai pyet një të ri aty, i cili ka disa shenja në kokë dhe në qafë, i cili pohon se është goditur nga efektivët dhe është shtirë në tokë.  

Forcat Operacionale në një lokal në Durrës, pronari: