Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplaset me murin, 4 të plagosur
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2022, 16:55
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme, 19 shkurt rreth orës16:40, në aksin Shkodër-Koplik.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtoj i Ri.
Policia bën me dije se shtetasi D.P. vjeç 29, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasit Q. P. , D. P. , S. P. dhe A. P. te gjithë familjarë të tij të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

