Krime mjedisore përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa, 1 në pranga, procedohen penalisht dy të tjerë

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi kanë kryer gërmime dhe marrje zhavori në shtratin e lumit Vjosë.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasi J. K., 35 vjeç, dhe u proceduan penalisht B. M., 29 vjeç dhe Z. M., 32 vjeç, të tre banues në Fier.

“Arrestimi i shtetasit J. K., u bë për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, "Vjedhja“ dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi ky shtetas ka kryer gërmime dhe marrje zhavori në shtratin e lumit Vjosë, ku ka grumbulluar sasi të konsiderushme inertesh për shitje, duke shkaktuar dëm mjedisor në këtë zonë dhe vjedhje të pasurisë shtetërore.

Shtetasit B. M. dhe Z. M. u proceduan penalisht për veprën penale "Fshehje e të ardhurave" pasi janë pronarë dhe drejtues të automjeteve të cilët kryenin transportimin e inerteve nga shtrati i lumit për në destinacion, duke mos qënë të liçensuar në organet tatimore.”- njofton policia.

Policia ka sekuestruar 2 kamiona me zhavorr, 1 skrep për të nxjerr zhavorr nga lumi, 1 autoveturë fouristradë dhe 1 pikë grumbullimi inertesh.