Arrestohet furnizuesi i tabakinove me cigare kontrabandë

Policia godet një rast të kontrabandës së cigareve.

Vihet në pranga shtetasi i cili pasi siguronte cigare kontrabanë, i shiste ato në pika të ndyshme tabakinosh. Transportin e kryente një 30 vjeçare e cila procedohet në gjëndje të lirë.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së 40 vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.

I arrestuar B. G banues në Tiranë për "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës", "Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", i dënuar më parë po për këto vepra penale.

U proceduan penalisht shtetasit D. G., 30 vjeçe, dhe P. M., 64 vjeç, për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanë".

Operacioni u kodua "Contraband"

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.