Humbën jetën 3 persona nga rënia e gurëve, ARRSH nis ndërhyrjen në segmentin Elbasan- Librazhd
Në në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash, më 21 shkurt do të nisin punimet për të mbrojtur rrugën nga rënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.
"Mbrojtja e skarpatave do të bëhet nëpërmjet barrierave, të cilat do të vendosen/instalohen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj me energji të lartë kinetike. Barrierat e propozuara të rënies së shkëmbinjve kanë një lartësi prej 4 m dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara nga km 25+575 deri në km 26+155 dhe nga km 26+650 deri në km 26+800." thuhet ne njoftim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente: zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400 dhe zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.
Ndërhyrja nga ARRSH vjen 19 ditë pas aksidentit tragjik ju mbetën të vdekur 3 persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Viktima të aksidentit mbetën Elmi Keqa 53 vjeç, Elona Keqa, 35 vjeç dhe Elis Sulmataj 18 vjeç, ndërsa Elisiado Keqa, 10 vjeç dhe Ambra Mhilli, 20 vjeçe mbetën të plagosur.
