Dy popuj në rapsodi, afganët dhe shqiptarët shkembejnë shijet në Lezhë

Qytetarët afganë po integrohen çdo ditë e më shumë në shoqërinë shqiptare. Së fundmi në Lezhë, shefa Kuzhine nga Shqipëria dhe Afganistani kanë gatuar në një mbrëmje të përbashkët dhe kanë shkëmbyer eksperienca mes njëri-tjetrit.

Kultura afganë dhe ajo shqiptare u bënë bashkë në Lezhë.

Qytetarë nga Afganistani dhe nga Shqipëria shijuan ushqimet e dy popujve.

Shefat shqiptarë të kuzhinës në Lezhë thanë se ky është një moment mjaft i mirë për të dy palët.

"Me gjithë aromat nga kultura afgane me ato shqiptare jam ndjerë një rapsod i vërtetë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë gjithmonë bujarë dhe mikpritës."

Ahmad Shakeb nga Afganistani u shpreh se nuk e kishte imagjinuar se Shqipëria dhe vendi i tij kanë kaq shumë të përbashkëta.

"Kjo ishte një mundësi që na u krijua për të ndërvepruar kulturalisht dhe për të mesuar më shumë për njëri-tjetrin. Në jemi prej 6 muajsh këtu, por ky event ishte vertet diçka ndryshe nga ajo qe kemi përjetuar deri më tani. Ne mund të kemi shumë të ndryshme me vende të ndryshme, por kemi kaq shumë të përbashkëta me Shqipërinë sa nuk e kishim imagjinuar.”

Refugjatët afganë të vendosur prej muajsh në Shëngjin janë integruar më së miri me komunitetin vendas dhe po bëhen në vazhdimësi pjesë e veprimtarive të ndryshme.