Vlorë: 46 vjeçari i zhdukur prej 11 shkurtit, u vra me plumb në kokë. Misteri që fshihet brenda 4 mureve
Thellohet misteri që fshihet pas trupit të pajetë të 46 vjeçarit që u gjet në banesë ndërkohë që ishte shpallur i humbur prej 11 shkurtit
“ Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme” informoi policia e Vlorës mesditën e 19 shkurtit 2022.
Ndërkohë burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije Ora News se 46 vjeçarit Altin Alikaj i është gjetur plumbi në shpatull nga krahu i zemrës si dhe frakturë në kokë, që edhe ato janë shkaktuar nga armë zjarri.
Burimet bënë me dije se 46 vjeçari para disa kohësh ka qenë në Kosovë dhe atje i është mbajtur pasaporta prandaj në Shqipëri ka hyrë ilegalisht.
Mësohet se atij i është marrë dhe telefoni.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur 10 ditë dy javë më përpara por do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do e përcaktojë saktë kohën.
Gjithashtu është e vështirë zbardhja e ngjarjes për shkak të mungesës së kamerave në zonën e Çoles ku është gjetur trupi.
Nëna gjeti trupin e dekompozuar të djalit
Trupi i dekompozuar i Altin Alikajt, i cili kishte qenë nënoficer në repartin ushtarak 2004 në Vlorë u gjet nga nëna e tij, ndërkohë që denoncimi për humbjen e tij në polici e kishte bërë kushëriri.
Mësohet se në shtëpinë e viktimës janë helmuar më herët qentë e komshinjve.
Është prerë automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

