Meta mesazh në çeljen e fushatës së 6 Marsit: Larg tensioneve e fenomeneve të papranueshme

Presidenti Ilir Meta me rastin e çeljes së fushatës zgjedhore u ka bërë thirrje qytetarëve që me 6 mars të ushtrojnë vullnetin dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur kryetarin e ri për 6 bashkitë. Kreu i Shtetit u kërkon votuesve që të mos e humbin këtë mundësi, si forca e vetme e tyre për ta bërë këtë process demokratik.

Thirja e Metës ka shkuar edhe për subjektet zgjedhore dhe kandidatë që në fushatë zgjedhore të parashtrojnë programe deh të qëndrojnë larg tensioneve dhe retorikës politke

Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë, që nis sot, është një mundësi e shkëlqyer për subjektet garuese dhe kandidatët e tyre për të parashtruar programe konkrete zhvillimi dhe gjithëpërfshirjeje në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, të një fushate në mbështetje të Kodit Elektoral, ligjeve dhe Kushtetutës, të drejtë, transparente, larg retorikës, tensioneve dhe fenomeneve të papranueshme që kemi parë në të kaluarën, i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote, në të gjashta njësitë vendore, të marrin pjesë masive në zgjedhje.

Nuk duhet humbur mundësia për çdo qytetar të tregojë forcën dhe vullnetin e tij për të zgjedhur kandidatin apo kandidaten më të mirë që do të drejtojë bashkinë e tyre në të ardhmen.

VOTA ËSHTË FORCA E VETME DHE E VËRTETË E QYTETARIT NË DEMOKRACI!" shkruan presidenti në një postim në facebook.