Përndiqte sistematikisht të miturën, arrestohet 24-vjeçari në Përmet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2022, 14:32
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit për përndjekjen e një të miturve,
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24, banues në Përmet, për veprën penale "Përndjekja”".
I riu dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 14 vjeçe.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. Z. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

