Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet policisë, në pranga 28 vjeçari në Korçë

Një 28-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi i ka ofruar ryshfet policisë për të shmangur kontrollin   e kësaj të fundit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, i cili për të shmangur kontrollin e policisë dhe kryerjen e alkooltestit, i ka ofruar punonjësit të policisë 2000 lekë.

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet punonjësit të policisë me qëllim shmangien e kryerjes së alkooltestit, vihet në pranga drejtuesi.

Pas kryerjes së testalkoolit rezultoi se K. K., drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kartëmonedha të prerjes 1000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".