Video/ Degjeneron debati në emision, gazetari rreh politikanin, përfshihet edhe ish-kryeministri në sherr

Një gazetar e ka goditur me grusht në fytyrë një politikan pro-rus gjatë një emisioni drejtpërdrejt në TV në Ukrainë pas një debati për Vladimir Putin.

Përleshja shpërtheu midis ligjvënësit Nestor Shufrych nga partia pro-ruse Opozita Platforma - For Life, dhe gazetarit Yuriy Butusov.

Politikani u sulmua nga gazetari pasi ai refuzoi të dënonte Vladimir Putinin për trupat ruse që janë grumbulluar në kufi të Ukrainës.

Shufrych mbeti i gjakosur pasi Butusov iu afrua dhe e goditi në fytyrë.

Në sherr më pas u përfshi dhe ish-kryeministri Arseniy Yatsenyuk dhe ish-presidenti Petro Poroshenko.