PS kërkon “votëbesim” në Lushnje, Berisha po bashkëpunon me Metën
Në Lushnje socialistët kërkojnë votëbesim për kandidatën e tyre Eriselda Sefa, e cila pas shkarkimit të Fatus Tushes ka drejtuar këtë bashki. Drejtuesi politik i PS Taulant Balla kërkoi votën e Lushnjarëve për t’i rikther besueshmërinë bashkisë.
”Eriselda ka rritur dhe rifituar kredibilitetin që kjo bashki kishte nevojë. Le ta përdorim 6 Marsin si votëbesim”
Në retorikën politike mazhoranca ka zgjedhur të sulmojë ish kryeministrin Sali Berisha, ndërs nuk ka lënë pa përfshirë as Presidentin Meta.
"Nuk ka në Lushnje votë për tia dhënë Saliut dhe Saliu ta përdorë mish për top kundër SHBA. E tani që është barë me Ilir Metën e dyfishon arsyen që nuk duhet të ketë lushnjar që shkon votën dëm”
Ndërsa për kundërshtarin tjetër të opozitës, socialistët shprehen të pashqetësuar.
Këtë si punën e Lulit duhet ta ketë në statut partie gjumin”