"Palaço në Ministri e Bashki", Vasili publikon foto nga rruga e Kombinatit, trafiku i bllokuar nga kamionët e betonieret

Nënkryetari i LSI-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Petrit Vasili, ka denoncuar qarkullimin e mjeteve të rënda ditën për drekë.

Ai ka ndarë foto me qarkullimin e bllokuar nga rruga e Kombinatit, aks ky që të çon edhe drejt varrezave të Sharrës.

Vasili: Palaço në Ministri të Brendshme, në Polici dhe në Bashki të Tiranës ofendojnë edhe funeralet.Rruga e Kombinatit mbushur tej e tej me kamionë e betoniera. Edhe që të përcjellin të dashurit në banesën e fundit në Varrezat e Sharrës jua bëjnë të tmerrshme njerëzve.

Dhe këta palaço dalin e vënë gjoba dhe arrestojnë njerëz. Refuzojini gjobat e këtyre bastardeve, që na ofendojnë edhe hidhërimin e dhimbjen e njerëzve të dashur. Refuzojni këta të pacipë që s'na lënë të bëjmë në paqe as respektin e fundit njerëzve tanë.

P.S. Shikoni këto FOTO të tmerrshme të pak minutave me parë!