Dëshmia e kamerunasit që erdhi në Rinas me 1 milionë euro false në valixhe

Shtetasi nga Kameruni i cili u kap në aeroportin e Rinasit me 1 milion e 75 mijë euro që dyshohet se janë të falsifikuara do të dalë sot para gjykatës.

Sipas policisë 53-vjeçari, Josou Ngankam, për të ardhur në vendin tonë ka kaluar transit nga Parisi në Turqi dhe destinacion final Shqipërinë.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se në Francë është takuar me një mik shqiptar që i ka kërkuar të transportonte valixhen.

Prokuroria ka dyshime se kamerunasi pasi të vinte në Shqipëri do të dorëzonte valixhen me 1 milionë euro false tek një person tjetër.

Tashmë ka nisur punët për të zbuluar se kush janë njerëzit me të cilën do të bashkëpunonte.

Policia e Tiranës duket se ka qenë paraprakisht në dijeni për lëvizjet e tij ndërsa në momentin e uljes në Rinas, 17 shkurt 2022 është bërë edhe kontrolli e më pas arrestimi i tij.

Përveç shumës së parave të flasifikuara polica gjeti edhe letra që përdoren për të prodhuar kartmonedha të prerjeve të ndryshme.

Sipas burimeve dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara.