Celibashi me porosi për fushatën zgjedhore: Partitë dhe kandidatët të respektojnë Kodin Zgjedhor

Në nisje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore në 6 bashki të vendit, komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një videomesazh partive poitike dhe kandidatëve të tyre për kryebashkiakë.

Celibashi u kujton se kanë detyrimin për të bërë fushatë duke respektuar Kodin Zgjedhor.

"Sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë. Subjektet zgjedhore të regjistruara dhe kandidatët e tyre, kanë detyrimin për të bërë fushatë duke respektuar Kodin Zgjedhor".

648 536 zgjedhës me 6 mars do t’i drejtohen 940 kutive të votimit në 6 bshkitë për të zgjedhur mes alternativave politike, të cilët do të qëndrojnë në detyrë rreth një vit.

Përveç identifikimit elektronik, në bashkinë e Vorës do të aplikohet e plotë teknologjia, pasi banorët e kësaj zonë do të votojnë në mënyrë elektronike dhe votat e tyre do të numërohen në të njëjtën mënyrë.