“Kthim borxhi”, Flaka Krelani ironizon fitoren e Ilir Shaqirit, në 2014 i dha çmim producentes së BBV

“Kthim borxhi”, Flaka Krelani ironizon fitoren e Ilir Shaqirit,

Ilir Shaqiri, i cili ishte edhe fitues i Big Brother Vip, është kthyer në kryefjalën e mediave rozë, ku ka marrë një lumë komentesh, ku disa e kanë cilësuar se balerini e meritonte fitoren, ndërsa disa të tjerë e kanë konsideruar si “larje borxhi”.

Ka qenë Flaka Krelani e cila ka reaguar pas fitores së Ilir Shaqirit, e cila nëpërmjet disa postimeve që ka bërë në rrjetet sociale, ka bërë ironi.

"M'u kujtua kënga "Kthema Borxhin".  Rastësisht e mendova ta bëj një cover meqë jemi UNPLUGGED - LIVE."- shkruan Flaka në përshkrimin e videos ku shfaqet brenda një makine.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLAKA KRELANI (@flaka.krelani)

Po ashtu në një postim tjetër shkruan: Nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron votat.

"Si i thuhet shqip "Kthema borxhin""- shkruhej në një tjetër.

Por pse erdhi ky reagim nga Flaka Krelani?

Jo vetëm këngëtarja por edhe disa të tjerë kanë menduar se Ilirit çmimi iu dha si një kthim borxhi, pasi para disa vitesh, balerini i dha çmimin e "Dancing With the Stars", producentes së “Big Brother Vip”, Lori Hoxha.

Në atë garë në vitin 2014 konkurrente me Lori Hoxhën ishte dhe Flaka Krelani, e cila nuk arriti dot të fitonte çmimin e madh.

Pra sipas Flaka Krelanit, fitorja e Iliri Shaqirit është parë nga këngëtarja si "kthim borxhi" nga ana e Lori Hoxhës.

“Kthim borxhi”, Flaka Krelani ironizon fitoren e Ilir Shaqirit,

“Kthim borxhi”, Flaka Krelani ironizon fitoren e Ilir Shaqirit,