Vlorë: Kishte humbur prej 11 shkurtit, 46 vjeçari me plagë në trup

Një 46-vjeçar në Vlorë, i cili ishte shpallur i humbur që prej 11 shkurtit është gjetur i pajetë sot në banesë.

Policia informon se ai është gjetur i pajetë nga mamaja e tij.

Burimet thanë se personi është gjetur në banesën e tij dhe rezulton të ketë qenë i skeduar nga policia për lëndë narkotike dhe ishte përdorues i rregullt i drogës.

Ndërkohë që ka një plagë në trup dhe nuk përcaktohet nëse ka ardhur si rezultat i goditjes me armë apo nga dekompozimi i trupit.

"Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë,  nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen "24 Maji", i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022" informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.